Një 42-vje4çar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë, pasi u qëllua me thikë nga një person tjetër. Mësohet se dy të njohur të cilët ishin duke konsumuar një kafe janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe debati mes tyre ka agravuar në përdorimin e mjeteve prerëse (thikë). I plagosuri me iniciale A.B ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe arrestimin e autorit.
Vlorë/Informacion paraprak