McGregor bëhet gati për ndeshjen e radhës: Dua që arritjet e mia të bëhen film

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.01.2021, 18:34

Conor McGregor ditën e dielë do të përballet me një kundërshtar serioz, si Dustin Poirier. Në një konferencë për mediat ai tha ditën e sotme se objektivi i vetëm në këto momente është fitorja, për të lënë pas humbjen e rëndë në duelin me Khabib Nurmagomedov në vitin 2019. McGregor thotë se edhe pse kanë kaluar vite që merret me këtë sport por ende ndihet i ri, por ka dëshirë që të gjitha këto t’i dokumentojë në një film.

Ndihem sikur sapo kam filluar. Të gjithë më thonë: hej, Conor, ke bërë atë që mund të bëje, je më i pasur se Dana White, çfarë bën këtu?. Dua të jem, dua të dhuroj spektakël. Jam i ri dhe kam pasur gjithçka: para, xherdanë të artë, famë. Por dua më shumë. Dua që të gjitha arritjet e mia të vihen në radhë si në një film, që një ditë, kur të jem ulur me djalin tim, të mendoj të kaluarën dhe të shijoj jetën.

Ndërkohë McGregor dhe Poirier janë sfiduar mes tyre edhe në vitin 2014, në atë rast “The Notorious” triumfoi, por ruan respekt për të.

Poirier është një kundërshtar i madh, por unë jam kampion i dyfishtë dhe një kampion i dyfishtë i mposht dy herë rivalët e tij. Khabib? Gjërat shkuan në personale. Ka kaluar shumë kohë, por beteja mes meje dhe tij nuk ka përfunduar. Sporti nuk duhet të përfundojë. Unë nuk e kam pishman, nëse ai nuk do, nuk e ndjek. Ndërkohë, jam kthyer te peshat e lehta.

Burimi:bt.com. Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit