Duket se kjo është java më e keqe për trajnerin francez, Zinedine Zidane. Mësohet se Zidane ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmi u zbulua pak para se trajneri të fliste në konferencën e tij të shtypit të së premtes përpara ndeshjes së La Liga Santander kundër Alaves, ku nuk do të marrë pjesë. Asistenti i tij David Bettoni do të marrë drejtimin në ndeshjen e Alaves dhe ndeshjet e ardhshme. Kthimi i Zidane te stoli i madrilenëve do të bazohet në mënyrën se si ai shërohet dhe në protokollet e LaLiga. Ndërkohë kujtojmë se Real Madridi nuk po kalon kohë të mira, kurse tani do të jetë edhe pa trajnerin e tyre në të paktën dy javët e ardhshme.