Kevin Zefi është një 16-vjeçar shqiptar që po bën një super paraqitje në kampionatin irlandez dhe duket se një transferim i mundshëm te zikaltërit e Interit është në rrugën e drejtë. Zërat po qarkullojnë se kontrata mes dy palëve është gati dhe Zefi me siguri do të bashkohet fillimisht me moshat e zikaltërve. Këto zëra mbështeten edhe nga shoku i tij i skuadrës në Shamrock Rovers, Ronan Finn i cili tha se Kevin do të mendojë për të hyrë në këtë treg të ri. Sipas Finn, 16-vjeçari shqiptar ka aftësi të jashtëzakonshme teknike.
Më parë për 16-vjeçarin me origjinë nga Malësia e Madhe ishte interesuar edhe Juventusi, ndërsa FSHF-ja i ka bërë ftesë për të qenë edhe pjesë e Kombëtares kuqezi.