Një rezultat pozitiv në sfidën e fundjavës ndaj Atalantës do ta shpallte Milanin kampionë dimri. Milani kryeson me 43 pikë kampionatin, e ndjekur nga Interi i vendit të dytë me 40 pikë. Këtë fundjavë, Milani pret në shtëpi Atalantën, ndërsa ekipi zikaltër luan në transfertë ndaj Udineses.
Në këtë moment të sezonit, titulli i “kampionit dimëror” vendoset nga golavarazhi total pasi përballjet direkte dhe golavarazhi në ndeshje direkte hyjnë në fuqi vetëm pasi të jetë luajtur ndeshja e fazës së dytë ndaj nëse Milani humb të shtunën dhe Interi fiton, do të jenë zikaltrit fitues të “titullit të dimrit”. Barazimi ose fitorja e kuqezinjve i shpall ata autamoatikisht kampionë dimri.