Pavarësisht se vaksinimi ka nisur në thuajse gjithë vendet e botës, koronavirusi vijon të krijojë kaos në gjithë globin dhe kryesisht Europën. Një shpërthim i madh infektimi ka kapur skuadrën portugeze të Benfikës, ku kanë informuar deri më tani 17 persona pozitiv me COVID-19. Dalja pozitive e lojtarëve, stafit teknik dhe i presidentit të tyre, Luis Filipe Vieira, i cili është asimptomatik dhe i vetë-izoluar, vjen pas kryerjes së tamponëve gjatë fundjavës.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi luzitan nëpërmjet një komunikate zyrtare, ku i kërkon Autoriteteve Shëndetësore të vendosin nëse skuadra do të vijojë e qetë kalendarin e ndeshjeve apo të zhvillojnë ndeshjet e tyre pas 14 ditësh. Deri tani nuk ka një vendim në lidhje me këtë çështje.