Milani ka siguruar fitoren e radhës në Serinë duke mposhtur në transfertë Cagliarin me rezultatin 0 – 2. Ylli i ndeshjes ishte Zlatan Ibrahimovic që shënoi të dy golat e takimit. Së pari, suedezi u tregua i saktë nga pika e bardhë duke zhbllokuar rezultatin, me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Ibrahimovic shënoi sërish për rezultatin 0 – 2 në minutën e 52-të. Me këtë fitore, Milani vijon të mbetet në kreun e tabelës me 43 pikë, ndërsa Cagliari renditët në vendin e 17-të me 14 pikë. Ndeshja e radhës për Milanin është ndaj Atalantës.