Edhe pse së shpejti mbush 36-vjeç, Cristiano Ronaldo vijon të ketë oferta, teksa Manchester United kërkon ta rikthejë në “Old Trafford”, por edhe PSG-ja pi tenton ta sjellë në Francë. Megjithatë, në orët e fundit nga Portugalia vijnë lajme se kampioni luzitan pritet që të zgjasë marrëveshjen e tij me Juventusin. Ronaldo ka edhe një tjetër sezon në kontratën me bardhezinjtë, teksa i skadon më 30 qershor 2022.
Por. klubi torinez nuk kërkon të heqë dorë kaq shpejt nga CR7, duke parë edhe benefitet që ka sjellë ai në marketingun, përveç rezultateve të fushës. Ideja e presidentit Andrea Anjeli është që të zgjasë bashkëjetesën deri në verën e vitit 2023, duke i konfirmuar Ronaldos të njëjtën pagë aktuale, prej 31 milionësh në sezon. Një sakrificë e tillë sigurisht që do të vlerësohet edhe në vazhdim, duke parë se shpresa e madhe është ajo e rikthimit të shpejtë të tifozëve dhe rifillimit të mbushjes së arkave të klubit nga paratë e biletave.