Mësimi online/ Studentja e shqetësuar: Fakulteti i Drejtësisë na kërkon tarifën 750 mijë lekë, po luajmë mendsh!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14.01.2021, 01:14

Masat anti-Covid kanë prekur edhe zhvillimin e mësimit në Universitete, i cili prej disa javësh po bëhet online. Mirëpo për këtë ka patur ankesa dhe reagime të shumta nga ana studentëve, pasi produktiviteti i zhvillimit në këtë mënyrë nuk është në nivelin e duhur. Madje disa herë janë bërë edhe protesta, me argumentin se lokalet po mbahen hapur, ndërsa dyert e universiteteve janë kyçur. Por kjo është vetëm njëra anë e shqetësimit të tyre. Studentët janë të shqetësuar gjithashtu edhe në lidhje me tarifat vjetore dhe se si do paguhen ato në kohën kur mësimi po bëhet online dhe në shumicën e herëve pjesërisht.

Pikërisht për këtë na ka shkruar edhe një studente nga Fakulteti i Drejtësisë duke ngritur shqetësimin se iu është parashtruar kërkesa për të paguar tarifën vjetore prej 750 mijë lekësh, edhe pse sipas saj mësimi online po dështon. Ndërkohë akoma nuk ka një vendim të qartë se çfarë do të bëhet më tej.

Studentja shkruan:

Mirmbrema . Kam Nje shqetesim shume te madh. Kjo esht tarifa e shkolles ne fakultetin e drejtesise. Jam studente masteri dhe 5 dite kemi qe kemi filluar mesim . Shumica nuk lidhemi dot me mesimin online , dhe nje pjes e mire e pedagogeve edin shum mire ato se kush pertojne te na shpjegojne nese i pysim sepse pergjigjia tyre esht eshte turp jemi ne master nuk pytet. Dhe na vjen kjo tarife shkolle 750 mije lek . Se di po luajme mendesh ne jo me prindrit tone. Se di tani arsimi ne shtepi , online qe po deshton dhe kerkojne tarifen e shkolles akoma pa ditur cdo behet me ne. Do ju lutesha shum ta postonit po shume. Falemderit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit