|Portret Familjar| Si rropën Sheqët 5 MILIARD LEKË nga paratë e popullit shqiptar brenda vitit?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.01.2021, 21:09

Ashtu si vetë simboli i shëndetësisë, që konsiston në dy gjarpërinj të kapur pas një boshti, krahasohet më së miri edhe sistemi shëndetësor në vend. Gjarpërinjtë simbolizojnë oligarkët, teksa shtylla tek e cila janë mbështjellë është boshti i Buxhetit të Shtetit që ka hapur krahët për t’i strehuar në kraharor. Nëse doni të keni një panoramë të gjerë e të mirë-përcaktuar të oligarkëve të Shëndetësisë, mjafton të shikoni se kujt i hyjnë në xhep më së shumti paratë publike të këtij sektori, padyshim më i rrënuari në Shqipëri. Për këtë ju vijnë në ndihmë artikujt, investigues e transparentë të bërë publikë nga JOQ ALBANIA, me ndihmën e mekanizmave përkatës të sqaruarit se kujt i shkojnë paratë publike.

Skandalet e denoncimet që zbulojnë nivelin “llum” hierarik të personelit të spitaleve, nisur nga i fundit e duke u zhytur akoma edhe më shumë, duke rritur nivelin sapo ngjitesh në majë, nuk kanë të sosur. Por ky nivel skandalizimi masiv pasi rastet bëhen publike, janë thjesht maja e ajsbergut të zhytur thellë në institucionet shtetërore të Shëndetësisë. Nuk janë më shumë se 10-15 oligarkë të sektorit më të kripur të qeverisë, të cilët zbatojnë mes tyre Trustin e famshëm në fushën e prokurimeve publike, “Sot e marr unë, nesër merre ti”, skemën e aplikuar për taksat e shqiptarëve që shpërndahen me shuka nga institucionet e shtetit.

Ashtu siç kemi shkruar edhe në artikujt tanë të mëparshëm, sot do të flasim pak më gjerë për një prej kompanive të sektorit të Shëndetësisë që ka marrë goxha para nga Buxheti i Shtetit, pa bërë fjalë që SPAK ta çojë për hetim për përfitim prokurimesh publike në shkelje me ligjin, miliarda lekë, thjesht duke futur dorën në thesin që mbushet nga taksat e shqiptarëve për të KÇK.

Bëhet fjalë pikërisht për kompaninë e BOSS-es shqiptare Merita Sheqit, gruas së dytë më të pasur në vend, padyshim me paratë e shqiptarëve. Kompani e cila është vënë shpesh-herë nën shënjestrën tonë për përfitim të paligjshëm prokurimesh publike, tashmë e lakuar edhe në muhabetet e përditshme jo vetëm midis personave të informuar nga kjo fushë, por edhe shqiptarëve të thjeshtë të cilët kanë një para-përfytyrim sa herë që kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës.

Pikërisht REJSI FARMA, dhe jo rastësisht, bashkimi i emrave të fëmijëve të Merita dhe Nexhat Sheqit, REJdi dhe NenSI, kompania gjigante që shikimi mund t’jua hasë sapo afroheni në Vorë, për shkak të përmasave të larta të ndërtuara me taksat tuaja, të cilës në vitin 2014, teksa ishte në ndërtim e sipër u bë pre e një sulmi me tritol, ndërsa kati i parë i saj shpërtheu. Kompania ka 40 MILIARD LEKË xhiro vjetore për vitin 2019.

Në një përllogaritje të thjeshtë të JOQ ALBANIA, rezutlon se kjo kompani ka përfituar vetëm për vitin 2020 14 tendera, mbi 5 Miliard Lekë pa TVSH nga paratë e shqiptarëve, në shkelje me ligjin e prokurimeve publike. (KUJDES!!! Kjo shifër e frikshme është vetëm për vitin që lamë pas!) Janë në total 210 tendera (nga një vëzhgim i thjeshtë dhe jo të analizuar në detaje), nga 430 që kësaj kompanie i kanë dhënë në këtë sektor (7.5 MILIARD LEKË), vetëm apo në bashkëpunim me oligarkët e tjerë të Shëndetësisë, prokurime publike me favorizime për afera të dyshimta.

Miliarda në dorë apo për shërbime të tjera klienteliste e kushedi çfarë pazaresh të luajtura midis zyrtarëve të institucioneve publike të MSH e Sheqëve të angazhuar familjarisht në zhvatjen e parave publike me ndihmën e qeverisë.

Paratë tona që i janë dhënë në shkelje nëpërmjet tenderave Sheqëve që bien në sy më së shumti për vlerën stratosferike gjatë 2020-ës, ato me vlerën më të kripur për lote janë:

(Përkatësisht linkun që ju drejton në faqen e vëzhgimit të gjithësecilit e gjeni nëse klikoni në tenderin përkatës)


Kompania e BOSS-es Shqiptare, Miliarda Lekë Tendera Shëndetësie nga Veriu në Jug të Shqipërisë

|Sheqët e Shëndetësisë| Tenderat MULTI-MILIARDËSH me taksat e shqiptarëve, i ndajnë me oligarkët e tjerë

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst apo ato me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit