Fluturojnë, fluturojnë… Miliardat e Kol Topçiut! Oligarku që i bën xhiro me jaht ministreshës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.01.2021, 22:40

Kol Topçiu, ndryshe i ashtuquajturi “Koli Fluturues i tenderave të Shëndetësisë”, për faktin sepse jo vetëm është një prej oligarkëve më të privilegjuar të ministres së Shëndetësisë, por sepse oligarku ynë qejfli është i apasionuar pas hedhjeve me parashutë...

Por jo vetëm kaq, sipas gojëve të liga, ministresha shëtit plazhet e jugut në jahtin e Kolit gjatë sezonit të verës. Kompania e tij, FARMA NET Albania është një prej përfitueseve më të mëdha të parave publike, në procedurat e tenderimeve me shkelje. Plot 162 tendera të përfituar nga Institucionet e Ministrisë së Shëndetësisë, me një vlerë totale prej 2.1 MILIARD LEKËSH PA TVSH.

Rreth gjysmën e kësaj shifre, përkatësisht 53 tendera, Koli e ka përfituar në shkelje duke u favorizuar si klient VIP i qeverisë. Shumica e tenderave në të cilat rezulton me flamuj të kuq, rezultojnë në shkelje për mungesë gare, konkurrence, negociim i drejtpërdrejtë, favorizues si operator i vetëm ekonomik me përjashtimin e të gjithë konkurruesve të tjerë.

Këtë radhë, Topçiu, i cili i bën paratë e shqiptarëve top me tendera qyl, i është dhënë edhe një tender tjetër me vlerë 64 MILION LEKË të vogla për blerje maskash, tender ky që ia ka dhënë Drejtoria e Spitalit Rajonal Berat me negocim të drejtpërdrejtë, ose procedura e tenderimit që shkoqur merr emrin, “miliona në dorë”.

Për 3 vite, 2015-2018, Kol Topçiut i është dhënë nga Buxheti i Shtetit transaksione me vlerë 683 MILIONË LEKË PA TVSH. Ndërsa për vitin 2019-2020, shifra e frikshme prej 6 MILIARD LEKË PA TVSH!

Në vijim do të bëjmë publikë të gjithë tenderat që ka përfituar në shkelje me ligjin Koli i Manastirliut, por si fillim le t’i hedhim një sy të shpejtë kompanisë së tij. Numrin më të madh të tenderave e ka përfituar pikërisht nga Ministria e Shëndetësisë, pasuar nga QSUT. 49.4% të tenderave të fituar i ka si përfituar si shkak i Marrëveshjes Kuadër me institucionet e Shëndetësisë, ndërsa 35.8% të tyre me procedurë të hapur.

Në vijim do të flasim për arsyet pse Koli përfiton kaq shumë tendera në shkelje dhe pse KLSH bën një sy qorr për njërin prej oligarkëve më të mëdhenj të Shëndetësisë... por kaq për sot.


|EMRAT| Oligarkët e Shëndetësisë që vodhën popullin! Na shitën maska e dezinfektantë me çmime stratosferë!

“Lajthit” Gonxhja i patentave, 50 milionë lekë për blerje maskash tek FARMA NET

Bosi i farmacive që po përlan paratë e pandemisë, lidhjet, festat dhe fati në karantinë, shet edhe duhan edhe maska

Mori tenderin për helmim gjarpri/ Sokol Topçiu i ‘Farma Net’, miku ‘special’ i ministres Manastirliu, që nuk hetohet nga SPAK

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst apo ato me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit