Sipas një denoncimi të një qytetari pranë redaksisë së JOQ Albania, supermarketi ECO MARKET mashtron qytetarët përsa i përket çmimeve. Mashtrimi konsiston në faktin që ndryshe është çmimi i afishuar pranë produktit, dhe ndryshe rezulton ky çmim në kasë kur bëhet pagesa. Qytetari i indinjuar ka dërguar tekstin e mëposhtëm dhe fotot përkatëse në lidhje me incidentin e pakëndshëm me të cilin është përballur pranë supermarketit ECO MARKET:
Supermarketi ECO MARKET rezulton të jetë në pronësi të dy vëllezërve Duka, Armand dhe Agron Duka. Ndonëse Agron Duka nuk është ende në pushtet, ai synon të vijë së shpejti nëse Rilindja humbet zgjedhjet. Mirëpo nëse mashtrimet ndaj qytetarëve bëhen pa ardhur akoma në pushtet, çfarë mund të ndodhë kur ai të vijë?