SKANDALI i 1.5 MILIARD LEKËVE! Si mashtroi Manastirliu për t’i vjedhur shqiptarëve e për t’ia dhënë Petrit Patushës?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.01.2021, 20:51

Ashtu siç e kemi përmendur edhe në artikujt tanë të mëparshëm, oligarkët e Ndërtimit kanë nisur të hanë edhe nga pjesa e Buxhetit të Shtetit për Shëndetësinë. Dy fushat më frytdhënëse përsa i përket procedurave të tenderimeve publike. Pas denoncimeve të përfitimit të parave publike në shkelje të disa prej kompanive që kanë zotërues oligarkë të njohur të vendit, lista është shtuar ditën e sotme me një tjetër aferë klienteliste, të paraqitur qartazi se 1 MILIARD LEKË PA TVSH i janë futur në xhep me mik Petrit Patushit të Agri Construction në një tender korruptiv të cilin do e shtjellojmë më poshtë në këtë artikull.

Meqenëse është kompani që ka përfituar disa tendera vetëm dhe në bashkëpunim, nga pushteti vendor dhe institucione të tjera shtetërore, Patusha ka vendosur të ‘konkurrojë’ për një tender Shëndetësie.

Në këtë tender të përfituar në kundërshtim me ligjin, ai "i ka bërë daljen" disa prej biznesmenëve të firmave më të fuqishme të vendit në fushën e ndërtimit.

Mes tyre gjenden edhe Dajti Park 2007 i Lulzim Qefalisë, COLOMBO i Labajve, KEVIN Construksion i Safet Gjicit, Shëndelli i Yzedin Bozhajt, Ante-Group i Bardhjus Bushajt, Nova i Shtyfajve, ALB-STAR i Ismailajve, DION i Shpresa Joanidhit, GJIKURIA i fisit që dominon tenderat e bregdetit të Jugut, etj.

Pikëpyetja që bie në këtë procedurë prokurimi bie në faktin se pse nga 28 konkurrentë në garë për 1.5 MILIARD LEKË, Manastirliu në tenderin për të cillin mashtroi dhe i fryu vlerën, favorizoi pikërisht Patushën?

Kushti kryesor i zhvillimit të procedurave të tenderimit publik në mënyrë korrekte është padyshim përzgjedhja e operatorit ekonomik që ka paraqitur ofertën më të ulët, pasi në këtë mënyrë minimizohen kostot nga paratë e Buxhetit të Shtetit. Por ky tender i është dhënë Patushit në shkelje-REDFLAG për “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit”, pasi ai nuk kishte ofruar vlerën më të ulët ekonomike ndër operatorët e tjerë në garë.


SI MASHTROI POPULLIN MANASTIRLIU PËR T'I DHËNË 1 MILIARD LEKË PATUSHIT?!

1.5 MILIARD LEKË ishte fondi limit i tenderit për "Rikonstruksionin e Godinës së "Qëndrës Kombëtare të Mirërritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve, Tiranë", tender i Ministrisë së Shëndetësisë që praktikisht ia bëri dhuratë më 30 Dhjetor duke shpallur fitues Petrit Patushin megjithëse nuk ofori ofertën më të ulët ekoomike.

Por si qëndron historia korruptive e këtij tenderi?

Në momentin kur Ministria e Shëndetësisë shpalli tenderin për Rikonstuksionin e godinës së Qendrës së Mirërritjes dhe Zhvillimit të Fëmijëve (në të cilën trajtohen me shërbim ambulator dhe hospitalor fëmijët me aftësi ndryshe), bëri një gafë të pafalshme ku nxori blof veten në një skemë që tregonte se si pushtetarët kërkojnë të përvetësojnë fondet publike dhe t’i shpërndajnë ato tek klientët e tyre duke fryrë faturat e prokurimeve publike që shpallin në mënyrë që gostitja e miqve të tyre të bëhet deri në pëlcitje e sipër.

Mashtrimi

Kështu, në dosjen e prokurimit publik, fotot që tregonin godinën që kishte nevojë për 1.5 MILIARD nga lekët e popullit për rikonstruksion, ishin foto të vjetra të ndërtesës aktuale që nuk kishin lidhje me godinën që duhej të rikonstruktohej. Qendra Kombëtare e Mirërritjes dhe Zhvillimit të Fëmijëve gjendet në një godinë komplekse, ngjitur me Qendrën Shëndetësore nr.6, në Tiranë.

Fotot e godinës që kishte përdorur Manastirliu datonin që në vitin 2018 dhe në vitin 2020, Rama e ka rikonstruktuar me bujë të madhe këtë godinë dhe ka bërë publike pamjet e reja duke bërë krahasimin me atë çfarë datonte në vitin 2018.

Fotot e para-rikonstruksionit, Manastirliu i përdori në një tender të ri sërish dhe ia dha në dorë Patushit.


Tenderat MILIARDËSH të kompanisë së Patushës në shkelje:

Rreth 700 MILIONË LEKË PA TVSH transaksione nga buxheti i Shtetit ka përfituar gjatë viteve 2014-2020, kompania e Patushit.


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst apo ato me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit