Habit profesori i Harvard-it: Alienët na vizituan në vitin 2017

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.01.2021, 18:10

Profesori i njohur i Harvard-it, Avi Loeb beson se mbetjet e një lloj mjeti fluturues të huaj kanë vizituar sistemin tonë diellor në vitin 2017. Kryetari i Departamentit të Astronomisë në Harvard, pretendon se një objekt që kohët e fundit u end në sistemin tonë diellor nuk ishte thjesht një shkëmb hapësinor, por në fakt një formë e teknologjisë aliene. Objekti hapësinor në fjalë u quajt “Oumuamua”. Ndërkohë, në librin e tij të quajtur “Jashtëtokësorët”, Loeb shpjegoi se si më 9 Shtator, trajektorja e “Oumuamua” e solli atë më afër diellit, para se të shpërthente në rreth 58,900 km/orë larg distancës orbitale të Venusit në fund të këtij muaj. Sipas tij, objekti në formë e një puroje ishte të paktën pesë deri në 10 herë më i gjatë se sa ishte i gjerë, diçka që nuk është parë në asnjë trup ndonjëherë.

Më konkretisht, ai është shprehur se:

Kjo do ta bënte gjeometrinë e Oumuamua-s më ekstreme, të paktën disa herë, në raport me asteroidët ose kometat që kemi parë ndonjëherë. Ishte jashtëzakonisht e ndritshme dhe të paktën dhjetë herë më shumë reflektuese sesa asteroidet apo kometat gurore të sistemit tipik diellor.

Për shkak të anomalive, Loeb arriti në përfundimin se shanset që ajo të ishte një kometë e rastësishme ishin të pakta, duke spekuluar se mund të ishte "hedhurinë hapësinore" që dikur kishte shërbyer si një anije navigimi hapësinore e përdorur nga një civilizim shumë kohë më pare.

Ai theksoi se:

E vetmja mënyrë për të kërkuar civilizime aliene është të kërkoni plehrat e tyre.

Burimi: nypost.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit