Ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga moti i keq dhe me lagështi. Dhe kanë qenë jo të pakta problemet që ka sjellë në qarkullimin e automjeteve, apo në përmbytjet lokale në disa qytete për shkak se infrastruktura urbane nuk është në nivelin e duhur. Por mesa duket ky problem ka marrë një shtrirje më të gjerë. Një mesazh ka mbërritur në redaksinë tonë së fundmi, ku një qytetar shkruan se tragetit të Linjës Durrës-Bari i ka hyrë uji brenda dhe akoma nuk është nisur. Rasti duket shqetësues dhe nuk dihet nëse janë marrë masat e nevojshme për zgjidhjen e problemit.
Mesazhi i mbërritur: