Rilindasit zaptojnë tokën në Ksamil, qytetari: Po ndërtojnë pa leje, djali i zv/ministrit na kërcënon!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22.12.2020, 14:21

Të gjithë e dimë tashmë se të qenit pjesë e Rilindjes dhe 'mik' i afërt me të, mbart në vetevete shumë avantazhe. Që nga favoret e oligarkëve me tenderat, postet nëpër institucionet e shtetit, e deri te shkelja e ligjit nga të "pushtetshmit", janë disa pikat në të cilat është mbështetur dhe funksionon Rilindja. I tillë është dhe një rast i mbërritur në redaksinë JOQ Albania, i cili e vërteton këtë që sapo thamë. Sipas denoncimit të një qytetari, në datën 8 dhjetor në Ksamil, zaptuesit kanë prishur një ndërtim të vogël, për të ngritur vetë një objekt pa leje ndërtimi. Por kryeinspektorja e Bashkisë Sarandë ka heshtur përballë këtij fakti, pasi objektin në fjalë po e ndërton vjehrri i djalit të zv/Ministrit të Bujqësisë, Dhimo Kote. Ndërkohë djali i zv/ministrit është konfliktuar me pronarët e tokës dhe për më tepër këta të fundit janë shoqëruar në komisariat.

Sipas denoncuesit, djali i zv/ministrit të Bujqësisë është rektor në Universitetin e Sarandës dhe nga ana tjetër kërcënon dhe bën presion për ta lënë të ndërtojë pa leje duke shfrytëzur kështu postin që i ati ka në Ministri.

Mesazhi i plotë:

Përshëndetje JOQ Albania. Në datën 8 Dhjetor në Ksamil zaptusit prishën një ndërtim të vogël që kishin bërë dhe ndërtuan më të madh këto ditë pa Leje Ndërtimi. Kryeinspektoria e Bashkisë Sarandë, Romina Pulaj i favorizon dhe nuk merr masa për ti ndaluar, pasi këtë objekt pa Leje e ndërton vjerri i djalit të zv/Ministrit të Bujqësisë, Dhimo Kote. Djali i zv/Ministrit i cili është Rektor në Universitetin e Sarandës, konfliktohet dhe bën sherr me pronarët e tokës te cilët jane shoqeruar ne Komisariat sot. Ka patur ndërhyrje nga Stefan Çipa dhe zv/ministri Kote per ti favorizuar në Policin e Sarandës. Kërcënon dhe bën presion në Bashki që ta lën të ndërtoje pa leje meqë ka babain në Ministri. Përfqësuesit e ligjit në vënd që ta zbatojnë, janë të parët që shkelin ligjin. Ligji duhet të jetë njësoj për të gjithë. Djali me foto rreth të verdhë është djali i zv/ministrit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit