Një ngjarje e rëndë ndodhi para dy ditësh në Vlorë, ku një i ri 27-vjeçar i quajtur Beniamin Bezhani, u ekzekutua brenda makinës së tij. Ai po kthehej në shtëpi dhe ngjarja tragjike ndodhi sapo ai mori rrugën për në fshatin e tij, pasi autorët i kishin zënë pritë. Pasi ai ka pikasur autorët, është përpjekur të largohet por nuk ia ka dalë dot, ndërsa është aksidentuar dhe ka rënë në një kanal bashkë me makinën. Në atë moment autorët kanë shkuar dhe e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi. Ndërkohë ka dalë edhe videoja e momentit kur trupi i pajetë i të riut u nxor nga makina.