Pipero revoltohet me qytetarët/ Shpërthen në studio: Jam gati t’i bie tavolinës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.12.2020, 23:18

Pëllumb Pipero, mjeku tashmë i njohur për të gjithë, për shkak të ekspozimit të tij në ekranet televizive gjatë periudhës së pandemisë, i ftuar në emisionin “Real Story” për të folur në lidhje me Covid-19 ishte gati t’i bjerë tavolinës. Ky i fundit ka thënë se kur shikon të sëmurët në spitale i mbushen sytë me lot, duke shtuar se autoritetet duhet të ndërhyjnë dhe të mos lejojnë grumbullimet e qytetarëve.

Më konkretisht, ky i fundit ka thënë se:

Kur shikoj atë pamjen aty dhe stafin e atij burrit përballë me atë mund që bëjnë përmes urgjencës dhe kur shikoj të sëmurët në spitale më mbushen sytë me lot. Nuk duhet ta lejojmë. Ata nuk kanë vrarë vetëm veten, ata takojnë dhe njerëz në shtëpi. Vazhdon zinxhiri. Kemi ekspozim shumë të madh, kohëzgjatje të madhe ekspozimi. Janë pamje tronditëse që nuk duhet t’i lejojmë. Ato që i kanë këto qendra ekonomike nuk duhet t’i lejojnë. Autoritetet gjithashtu. Më vjen keq që kaloj për të ikur në punë dhe shikoj lokalet të mbushura plot me të rinj, kur shikoj në autobus të mbushur tej mase. Më duhet t’i bie fort tavolinës, ore çfarë po bëjnë. Si mund t’i lejojmë këto lloj shfaqjesh. Për 2-3 javë pjesa më e madhe e tyre janë në spital dhe pse janë të rinj, ose prindërit e tyre. Sado kapacitet të shtojmë, sado të vrapojmë pas virusit për ta parandaluar, ne ecim më shpejt se kapaciteti, mundësia në drejtim të virusit. Autoritetet të mos lejojnë shfaqje të tilla se na vrasin para se të vijë vaksina dhe pastaj s’ka ç’na duhet vaksina.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit