Disa çaste më parë, një person ka ndërruar jetë, si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Kastriot-Arras. Një 26-vjeçar me iniciale L.Gj. ka humbur kontrollin e automjetit të tipit “Opel”, dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Nga përplasja e fortë ka marrë dëmtime të rënda pasagjeri me iniciale M.B., 34-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në spital. Gjithashtu, kanë mbetur të lënduar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë të tjerë, të cilët po marrin ndihmë mjekësorë në spital. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.