“Askush nuk jetonte me të, ju e kishit braktisur”, motra e Maradonës në sherr me vajzat e tij për pasurinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.12.2020, 21:16

Para pak ditësh u nda nga jeta legjenda e futbollit botëro, Diego Armando Maradona pas një ataku kardiak që pësoi në zemër. Vdekja e tij ngjalli shumë debate dhe polemika te shumë njerëz, përfshirë këtu edhe vetë familjarët e Maradonës. Mes tyre plasën akuzat për dashurinë kishin treguar ndaj ish-futbollistit dhe pasurisë që ai ka lënë. Pjesë e këtij sherri për pasurinë u përfshi edhe një nga motrat e tij, Anna, e cila duke ndërhyrë në një shfaqje televizive, u kthye kundër dy vajzave të mëdha të Maradonës, Dalma dhe Giannina.Anna ndërhyri pasi ishte bezdisur nga komentet e vajzave, qe sipas saj e kishin braktisur babain e tyre.

“Ata thonë se po paguhesha për të qenë me vëllain tim, nga vjen kjo? Mund te vërtetohet? Nga fëmijët e vëllezërve të mi, askush nuk jetonte me Diegon, askush. Po, ai ishte shumë bujar, ndonjëherë na jepte diçka. Ne kurrë nuk kemi jetuar prej tij”, tha Anna, ndërsa më pasi vazhdoi diskutimin me dy vajzat e mëdha të Maradonës, Dalma dhe Giannina.

“Pa të nuk do të kishte asgjë. Ta mbyllin gojën. Mos na varrosni, përveç dhimbjes që kemi, sepse me të vërtetë na lëndoni. Asnjëherë nuk na interesoi testamenti”, vazhdoi ajo, duke treguar se: “shkuam ta takonim, sepse ai na kërkoi ta shihnim se ai kishte një familje, por vajzat e kishin braktisur. Kur shkuan vajzat ta takonin? Kjo nuk dëshmohet kurrë”, shtoi Ana.

Më tej Anna shpjegoi se ajo nuk e kishte parë Maradonën që nga marsi për shkak të pandemisë, por ata flisnin rregullisht në telefon.

“Na lini të qetë, ne nuk shqetësojmë askënd dhe nuk duam asgjë prej tyre. Flisni për dashurinë dhe respektin që kishim për të. Sepse ne e respektuam atë”, përfundoi Ana.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit