Ilir Zelka është shqiptari që u ekzekutua sot në Brazil teksa po hante në një bar-restorant me emrin “Zurich” në Sao Paolo. Ilir Zelka prej 20 nëntorit, qëndronte në një hotel në Jardins. Ky i fundit rezulton të ketë regjistruar një biznes në Çeki. Kompania ka ende mbiemrin e tij, ndërsa më 9 mars të 2019 ai ka hequr dorë si ortak. Për sa i përket vrasjes së tij, stafi i bar-restorantit ka dëshmuar se deri para dy javësh shqiptari vinte në bar-restorant dhe porosiste 3 vakte në ditë. Shqiptari u transportua me ambulancë në spital, por kishte marrë plagë të rënda në trup dhe si pasojë ndërroi jetë.
Burimi: g1.globo.com| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA