Ndonëse jemi në një kohë pandemie, ku grumbullimet janë të rrezikshme, disa pamje nga DPSHTRR tregojnë të kundërtën. Pranë redaksisë së JOQ Albania, ka mbërritur një video, ku shihet qartë shkelja e rregullave anticovid. Gjatë ditës së sotme në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka qenë jashtë funksionit sistemi tek kontrolli fizik. Kaosi ka vijuar për rreth dy orë, teksa është vënë në rrezik shëndeti i qytetarëve.