Ditën e nesërme disa zona në Tiranë do të mbeten pa energji elektrike për dy orë, për shkak të punimeve në rrjet.
OSHEE bën me dije se stakimi i energjisë elektrike vjen si pasojë e ndërtimit të seksionit të ri 20 kV në NST Farkë. Punimet do të zgjasin dy orë, nga ora 01:00 deri në 03:00 dhe do të mbeten pa energji elektrike “Vilat”, “Farkë” dhe “Lundër”.
Njoftimi:
Në kuadër të investimit të Bankës Botërore për ndërtimin e seksionit të ri 20 kV në NST Farkë, në datën 3 dhjetor do të stakohet nga puna transformatori i NST Farkë, pasi do të energjizohen çelat e reja. Punimet për lidhjen e kabllove të zbarave 20 kV do të zgjasin 2 orë, në segmentin kohor 01:00-03:00. Gjatë kësaj kohe do të stakohen 2 fidera që furnizojnë me energji zonat Lundër,Vilat, Farkë.