Prostitucioni është një nga fenomenet më shqetësuese në vend, por jo vetëm. Një rast i tillë është goditur në Itali, teksa Gjykata italiane ka dënuar një grup prej 5 personash. Këta të fundit akuzohen për shfrytëzim prostitucioni. Personat në fjalë, mësohet se merrnin vajza nga Shqipëria dhe Rumania dhe më pas i detyronin që të shisnin trupat e tyre në rrugët e Italisë.
Vajzat e ushtronin prostitucionin në qytete të ndryshme, kryesisht në Caserta, Capua, Castel Volturno etj. Marrë shkas nga ky akt i paprecedent, Gjykata vendosi që kreu i i organizatës kriminale, të dënohet me 8 vjet burg dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh, ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë u dënuan me 6 vite burg dhe me një gjobë prej 5 mijë eurosh.
Burimi: casertanews.it/Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania