Në një ceremoni solemne në Kosovë, u zbulua sot shtatorja e presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.. Përurimi ndodhi gjatë ditës së sotme, pikërisht në ditëlindjen e 76-të të ish-Presidentit. Ceremonia e përurimit u zhvillua në Istog, teksa të pranishëm kanë qenë kryeministri Avdullah Hoti, kryetari i Istogut, Haki Rugova, vajza e ish-Presidentit, Teuta Rugova, si dhe zyrtarë tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.