U tha se ka qenë i dënuar në Belgjikë/ Reagon mbesa e 27-vjeçarit që u vra në Vlorë: Familja e dajos nuk përdhoset kështu

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.12.2020, 16:46

Mbesa e Benjamin Bozhanit, 27-vjeçarit që iu bë atentat mbrëmjen e kaluar në Vlorë ka reaguar në lidhje me të kaluarën e të ndjerit. Përmes një postimi në llogarinë e saj të “Facebook-ut”, kjo e fundit thotë se 27-vjeçari nuk ka qenë asnjëherë në Belgjikë dhe aq më tepër i dënuar për ndonjë vepër penale. Aurora Allushaj i bën thirrje mediave që të mos rëndojnë shpirtin e askujt për luftë klikimesh, por të lënë familjarët në dhimbjen e tyre.

Më konkretisht, kjo e fundit ka thënë se:

Kolegë ju lutem ruani etikën dhe profesionalizmin. Respektoni dhimbjen e njerëzve dhe mos shkruani informacione të rreme. Familja e dajos tim nuk duhet të përdhoset kështu. I ndjeri nuk ka qenë kurrë në Belgjikë e madje të ketë qenë i dënuar. Nuk është momenti të bëni luftë klikimesh duke rënduar shpirtin e dikujt që ka dhimbje me shumicë. Ju lutem na lini në dhimbjen tonë nëse ju ka mbetur ndopak njerëzillëk.

Deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen e rëndë. Policia ndodhet ende në vendin e ngjarjes në fshatin Dukat, duke kryer kontrolle në të gjithë rrugicat e fshatit, ndërsa ka zgjeruar dhe perimetrin e sigurisë, në vendin ku u vra me 8 plumba 27-vjeçari.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit