Lëkundjet sizmike janë ndjerë sërish në Greqi. Konkretisht gjatë mesditës së sotme, rajoni i Thebës në Greqi është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter. Sipas Insititutit të Gjeodinamikës, tërmeti pati një thellësi vetëm 2 kilometra, teksa lëkundjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në materiale.
Forca e tërmetit raportohet të ketë qenë prej 8.5 ballësh për shkak të thellësisë së vogël të thyerjes tektonike, ndërsa sizmiologu grek Athanasios Ghanas e quan këtë aktivitet si shqetësues.
Burimi: protothema/Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania