Rrezikon të dënohet për videon që shau qeverinë, flet Arnold Gordani: Mami qau 2 orë në komisariat, jam i pafajshëm!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.12.2020, 12:45

Arnold Gordani është i riu, i cili po përballet me Gjykatën vetëm për një video në rrjetin e tij social në Facebook. Në ditën e shembjes së teatrit, ai bëri thirrje për revoltë popullore dhe shau qeverinë e Ramës, dhe kaq ka mjaftuar që Gordani të arrestohet. Videoja më pas u publikua nga JOQ ALBANIA dhe shumë media të tjera.

Në një interviste për Fax Neës ai ka rrëfyer se nuk ndihet aspak fajtor për këto thirrje duke shtuar se ai është një qytetar i lirë i këtij vendi dhe se videon e ka realizuar në dhomën e tij të gjumit dhe e ka publikuar në rrjetet sociale. Më tej si shtoi se prokurori i ka kërkuar që të pranojë që ai është fajtor dhe të dënohet me 60 orë shërbim provë, por ky i fundit nuk ka pranuar që të pranoj se është fajtor.

Arnoldi tha:

Atëher në lidhej me mua si Arnold këto nuk kanë lidhje fare me vepër penale sepse unë jam thjeshtë një qytetar i lirë, nuk jam as kryetar partie nuk kam asnjë organizim jam çuar nga gjumi, tek dhoma ime, kam bërë një video e kam hedhur në fb tim dhe nuk e kuptoj ku është vepra penale. Në momentin që unë dal dhe e bëj fakt të kryer duke djegur institucionin apo thyer ligjin atëherë po duhet të quhet vepër penale. Por unë thjesht bëj një video nxjerr inatin tim, atëherë i bie që gjithë populli të futet brenda pasi të gjithë bëjnë video sidomos në këtë kohë. Ne a jemi në demokraci, por presim hapjen e negociatave apo jemi në kohën e diktaturës, ku nuk duhet të shajmë partinë në dhomën e gjumit.

Ne jemi akoma në diktaturë dhe nuk e kuptoj fare si mund të rrinë shqiptarët aq të qetë, sikur është një kohë normale. Unë akuzohem se kam bërë thirrje për dhunë, po kush jam unë Lulzim Basha apo Ilir Meta. Unë akuzohem se kam bërë vepër penale thjesht kam shprehur mendimin tim, nëse nuk të pëlqen jep dorëheqjen vlla, kjo është më keq se konsumit. Unë mund të them se çfarë të dua, jam në dhomën tim në shtëpinë time.

Më vjen turp mua jo atyre që duan të më dënojnë për këtë gjë. Më kanë bërë thirrje, kam shkuar me avokat dhe më thanë për marrëveshje. Unë do të pranoj se jam fajtor që të punoj 60 orë shërbim në komunitet. Vëlla çfarë kam bërë është video. Prokurori Artan Lulaj, nëse ju doni të pranoni marrëveshjen, historia mbyllet këtu. Nuk kam pasur asnjë problem asnjëherë me policie dhe unë nuk do të pranoj kurrë që jam fajtor dhe do ta çoj deri në fund. Po më dënojnë me zor unë nuk pranoj marrëveshje vëlla. Atë ditë që më kanë çuar në komisariat mami im ka qarë dy orë. Kjo është liria e fjalës, do të mbajnë përgjegjësi ligjore për dëmin që i keni shkaktuar familjes time. Rasti i jot është rasti i parë unik. I pari dhe do të jesh i fundit që kërkon të futësh në burg një të ri që shan partinë nga dhoma e gjumit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit