Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. “BalkanWeb” raporton se një 57-vjeçar ka tentuar të vrasë veten, në banesën e tij, pasi dyshonte se ishte infektuar me Covid-19.
Mësohet se shtetasi R. Sh. ka tentuar t'i japë fund jetës, duke prerë damarët. Fatmirësisht ai ka shpëtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Për policinë ai është shprehur se aktin e ka marrë pasi dyshonte se ishte prekur me koronavirus.