Milani ka marrë mëmngjesin e sotëm një lajm të mirë. Klubi kuqezi ka konfirmuar se trajneri Stefano Pioli, është shëruar nga COVID-19. Pioli në testin e fundit ka dalë negativ në analizat e koronavirusit dhe nuk ka asnjë gjurmë të virusit në trupin e tij. Milani gjithashtu ka konfirmuar se Pioli do jetë me skuadrën për ndeshjen ndaj Celticut në Europa League, qqë luhet ditën e nesërme.
Kuqezinjtë përballen me gjigantin skocez dhe fitorja do ishte e rëndësishme për kalimin në raundin tjetër, ndaj rikthimi i trajnerit është një lajm entuziast për ekipin kuqezi. Sakaq, bashkë me Piolin, negativ ka dalë edhe ndihmësi i tij, Giacomo Murelli, i cili gjithashtu do rikthehet me ekipin.