Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 27-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Fax raporton se i riu i ka pikasur autorët dhe është përpjekur të largohet, por nuk ia ka dalë dot. Ai është aksidentuar dhe ka rënë në një kanal bashkë me makinën. Në atë moment autorët kanë shkuar dhe e kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Policia ka shkuar mëngjesin e sotëm sërish në vendngjarje, pasi deri më tani nuk kanë asnjë pistë ku të hetojnë. I riu rezulton pa precedent penal, edhe pse nuk kanë dalë ende informacione nga e shkuara e tij në vendet e Europës. Ai ishte duke u kthyer nga e fejuara kur autorët i zunë pritë.