Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që miraton vaksinën Pfizer/ BioNTech për përdorim të gjerë. Rregullatori britanik, MHRA, thotë se vaksina, e cila ofron mbrojtje deri në 95% kundër sëmundjes Covid-19, është e sigurt për t'u përdrur gjerësisht javën e ardhshme.
Imuniteti mund të fillojnë brenda ditësh për njerëzit në grupet me përparësi të lartë.
Britania e Madhe tashmë ka porositur 40 milion doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milion njerëz, me dy të injeksione secili. Rreth 10 milion doza duhet të jenë në dispozicion së shpejti, ndërsa dozat e para mbërrijnë në vend, në ditët në vijim.
Burimi: BBC | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA