Burri del të ecë në këmbë për t’u qetësuar pas sherrit me gruan, gjendet pas 7 ditësh!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 02.12.2020, 07:19

Ai ishte larguar nga shtëpia për t’u qetësuar pas një sherri tjetër me gruan e tij, por shëtitja e tij zgjati për kilometra të tëra. Ishte një lëvizje që filloi në Como dhe përfundoi në… Fano. Protagonisti i historisë së pazakontë është një 48 vjeçar, i cili ka përshkuar 450 kilometra në këmbë. Ai u gjet nga policia, i cila po vijonte kontrollet për masat anti-covid. Burri, i cili po ecte përgjatë rrugës, u dërgua në stacionin e policisë, ku u zbulua se ai kishte dalë nga shtëpia që para 1 jave.

Siç raportohet nga mediat italiane,, kur policët e ndaluan atë në Gimarra (Fano), 48-vjeçari, banues në provincën e Como, ishte i kthjellët dhe i mirë-orientuar, por i lodhur. Sapo mbërriti në stacionin e policisë, ai i tregoi policisë për "aventurën" e tij.

Ai tha:

Kam ardhur në këmbë deri këtu, nuk kam përdorur asnjë mjet. Ushqim kam ngrënë pasi më kanë dhënë njerëz që kam takuar gjatë rrugëtimit. Jam mirë, jam vetëm pak i lodhur.

Megjithatë, gruaja e tij kishte shkuar në polici për të denoncuar zhdukjen e burrit 'maratonomak'.

Burimi: Tgcom24 | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit