Ndërtimi i HEC-it në Mirditë/ 88-vjeçari ngrihet në protestë: Do ngrihem edhe nga varri

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02.12.2020, 00:28

Në Kaçinar të Mirditës banorët janë në protestë prej disa muajsh. Këta të fundit kanë vendosur të ndalin punën e kompanisë që ka marrë leje për ndërtimin e 4 HEC-eve në Lumin e Shpërdhazës që përshkon 7 fshatrat e kësaj zone. Ndrek Frroku, është një 88-vjeçar, i cili ka marrë pjesë në 14 protestat që janë zhvilluar deri më tani. Siç duket as mosha dhe as frika e koronavirusit nuk e ndalin. Në një intervistë të zhvilluar nga abcneës, i moshuari thotë se edhe pse i lodhur nga pleqeria nuk mund ta duronte këtë pushtim kaq të madh.

Më konkretisht, ky i fundit tha se:

Unë i lodhur pa masë nga pleqëria nuk mund ta duroj këtë pushtim kaq të madh. Unë kërkoj të na lënë ujin sepse këtë ujin ne e vëmë në përdorim. Derisa unë të vdes. Vetëm për këtë punë nuk ka pushim për mua, mund të çohem dhe nga varri për të kërkuar këtë të drejtë sepse po thahen bimët dhe gjithçka po bëjnë të mos kemi më Kaçinar.

Ndërkohë, banorët janë shprehur se pika e fundit do të jetë edhe gjakderdhja, pasi toka e grurit dhe ujit nuk lëshohen pa gjakderdhje.

Një prej tyre thotë se:

Përfytyro për një moment të gjithë bjeshkët e Mirditës sikur t’u merret çdo pikë uji dhe të futet nëpër tuba dhe të bëhet hidrocentral. Është vjedhje, është korrupsion. Unë me këtë jetoj. Ne i kemi thënë fjalët tona por nuk e dimë sa do na marrin vesh. Pika e fundit është se nuk e lëshojmë pronën tonë deri në gjakderdhje. E ka pas kanuni që tokën e ujit dhe grurin nuk e lëshojmë pa gjakderdhje.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit