Denoncimi/ Pazaret e pista mes pronarëve të “ALB-STAR” dhe shtetit për gazin, në tenderin prej 735 milionë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.11.2020, 22:55

Siç e dini me tenderat në Shqipëri, nuk ka ngelur institucion pa abuzuar. Thasët me lekë kalojnë nga njëri xhep në tjetrin dhe natyrisht për këtë fituesi paracaktohet që në fillim. Njëri prej këtyre institucioneve është edhe Albanian Gas Service Company Sh.a., një shoqëri aksionere me kapital shtetëror.

Sipas një denoncimi të mbërritur pranë redaksisë sonë, mësohet se kjo shoqëri ka organizuar një tender me objekt “Blerje mjete dhe paisje (tools)” me fond limit rreth 735 milionë lekë të vjetra me TVSH, ku fituesi është paracaktuar. Por cili është fituesi? Sipas denoncimit, bëhet fjalë për kompaninë VIBTIS, pjesë e të njëjtit grup dhe e të njëjtëve pronarë që zotërojnë edhe kompaninë “ALB-STAR” që drejtohet nga Sadik dhe Idajet Ismailaj.

Kjo e fundit ka fituar tendera pafund në punë publike si rrugë, ujësjellësa, stadiume kombëtare, naftë dhe shumë fusha të tenderave publikë. Me sa duket tashmë do të zgjerohet edhe tek gazi duke shpallur pronarët e grupit si fitues të paracaktuar nëpërmjet kompanisë bijë, VIBTIS. Tenderin e zhvillon shoqëria shtetërore e mirëmbajtjes së linjës së gazit (AGS Co pjesë e Albgaz sh.a. dhe Snam Italy). Sipas denoncuesit, shkelja është bërë sepse ky tender është realizuar edhe njëherë më përpara dhe janë skualifikuar të gjitha shoqëritë, vetëm sepse kompania e preferuar (VIBTIS) nuk kishte plotësuar asnjë kërkesë teknike dhe ligjore dhe për këtë u hoqën të gjithë për ta mbuluar dhe për ta përsëritur tenderin.

Denoncuesi shprehet se në publikimin e dytë janë ndërruar kriteret (duke i hequr ato që nuk plotesonte dot VIBTIS) dhe specifikimet teknike (duke i ndryshuar pa asnjë arsye në favor të produkteve që ky ofertonte) që kësaj radhe mos të deshtonte. Por përsëri edhe pse është kualifikuar i vetëm dhe pret të shpallet fitues, ka probleme në ofertën e tij teknike për shumicën e produkteve. Mirëpo kësaj radhe KVO (komisioni i vlerësimit të ofertave) nuk i ka rezistuar dot presionit të oligarkut të VIBTIS (grup i Alb-Star) dhe drejtuesëve shqiptarë (Albgaz + AGS co) dhe italianë (Snam), dhe e kanë kualifikuar në shkelje të plotë me ligjin.

Sipas denoncuesit kjo nuk është e gjitha por ka patur dhe dëm financiar pasi kompania e renditur e para nga çmimi, ka një diferencë rreth 40 milion lekë më pak, por është hequr vetëm për një arsyetim banal që vetëm një komision kamikaz mund ta bëjë. Mësohet se është hera e parë që ndodh në një prokurim ky skualifikim. Për të mos harruar që edhe oferta e 2-të dhe 3-të, po ashtu janë mjafueshëm më mirë se vetë fituesi. Dhe neve në këto kushte të këtij denoncimi nuk na mbetet tjetër veçse të pyesim: Ku dreqin është SPAK?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit