Lali Leku nuk ngopet nga vjedhjet e tenderave, 100 milionë për mobilje zyrash në kohë pandemie

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.11.2020, 21:14

I paparë lali Leku, i njohur ndryshe si lali Zdromsi apo ish-shitësi i fiqve që u martua me lekët e mamasë. Duket se në mes të pandemisë së COVID-19, në një kohë kur shumë qytetarë të Tiranës i luten Zotit që të mos i kapë virusi se nuk përballojnë dot kostot, lali Leku harxhon rreth 100 milionë lekë të vjetra me TVSH për të rimobiluar bashkinë. Bëhet fjalë për një tender me numër reference REF-74928-10-12-2020 dhe me objekt “Blerje pajisje për zyrat për Bashkinë e Tiranës”. Me sa duket lali leku është mërzitur me mobiljet që ka patur dhe ka vendosur t’i ndryshojë “look”.

Nuk janë pak por plot 210 karrige, nga të cilat 150 duhet të jenë rrotulluese. Si duket gocat e lalit që punojnë në bashki, e duan nga një të rrotulluar gjatë punës. Në listë për t’u blerë janë edhe tavolina pune me kasatierë, tavolinë drejtuesi, etazher për zyrë, etazher i ulët, kasafortë, raft metalik për dosje (arshivë), dollap metalik me dyer, sirtarierë, varëse rrobash e madje edhe mbajtëse çadrash.

Nga ana tjetër edhe vetë tenderi është mjaft i dyshimtë ku ka mjaft fakte që nxjerrin në pah mënyrën abuzive të tij. Nga këto mund të përmendim faktin se kanë marrë pjesë 4 firma nga të cilat 2 kanë ofruar vlerë zero. Firma e tretë ka ofruar gati 50 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak sesa firma fituese. Përveç sa më sipër, vlera e ofruar nga firma fituese është thuajse identike me vlerën e fondit limit.

Më konkretisht fitues është shpallur kompania “EMKO” shpk me administratore dhe pronare të vetme shtetasen Shaelda Mema për vlerën 8,002,000 lekë të reja pa TVSH (ose rreth 100 milionë lekë të vjetra me TVSH). Kjo vlerë e ofruar është sa 96% e vlerës së fondit limit. Të gjitha këto të dhëna tregojnë qartë se lali Leku ka abuzuar jo vetëm me shpenzimin e kotë të parave për mobilje zyrash në kohë pandemie, por edhe vetë tenderi është mjaft i dyshimtë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit