Protesta para AKEP/ Koloreto Cukali: Mbyllja e domain-it të JOQ akt i pastër dhune dhe censure

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.10.2020, 19:23

Ditën e sotme qeveria u shfaq tepër e frikësuar, pasi për një grup qytetarësh të thjeshtë të cilët po protestonin për të drejtën e fjalës së lirë dhe lirisë së mediave, kishte nxjerrë një grup të madh efektivësh policie, të cilët me fyerje, dhe kërcënime po mundoheshin të largonin qytetarët. Qytetarët të cilët thjeshtë mbanin pankarta dhe mundoheshin të përcillnin një mesazh përmes tyre për t'i thënë jo diktaturës e cila po hedh themelet e saj në vendin tonë. Edhe pse qytetarët pa prishur qetësinë dhe rendin publik dhe njëkohësisht duke zbatuar me rigorozitet rregullat e distancimit për shkak të Covid 19, duket se nuk kanë mjaftuar edhe tre persona mes tyre edhe avokati Altin Goxhaj kanë përfunduar në komisariat.

Ndërkohë, gazetari i njohur, Koloreto Cukali, është shprehur në lidhje me protestën e ditës së sotme e cila në thelb kishte heqjen e domain-it të JOQ ALBANIA, se pasi qeveria nuk mori parasysh të drejtat e lirisë së shprehjes dhe informimit dhe i shoqëroi aktivisët, edhe pse nuk është kryer asnjë llojë shkelje e ligjit.

Ky i fundit është shprehur se:

Ky është një akt jo ligjor të bllokimit të portalit JOQ ALBANIA, është një akt i pastër dhune dhe censure. Më prezencën time dua t’i tregoj këtij shteti që nuk jam dakord me të gjitha këto akte të censurës.Do vi një moment që të gjithë do marrin përgjegjësi për të gjitha këto akte që kanë bërë.

Gjithashtu, ai shtoi se duhet të luftojmë për ta rivendosur shtetin ligjor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit