Abuzimet e Tomit të AKEPIT me tenderat nuk njohin limit, i jep 115 milionë lekë firmës me 1 milionë lekë kapital

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.10.2020, 21:04

Tomi Frashëri është kryetari i Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, shkurt AKEP. Ky institucion është organi rregullator në fushën e komunikimeve elektronike dhe të shërbimit postar, i cili mbikqyr kuadrin rregullator të përcaktuar nga ligji për komunikimet elektronike, nga ligji për shërbimin postar dhe nga politikat e zhvillimit, të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

Nëpërmjet postit që ka, Tomi Frashëri ka mundësinë që të organizojë procedura prokurimi për institucionin që ai drejton. Siç ju kemi paraqitur shumë herë, rastet e tenderave të dyshimtë të organizuar nga AKEP kanë qenë të shumta. Në vijim po ju paraqesim rastin më të ri. Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi me numër reference REF-68876-08-17-2020 dhe me objekt “Mirëmbajtje dhe suport teknik për sistemin e monitorimit Stacioneve Fikse të Monitorimit RFMS-Pinet, Krujë, MMS-Tiranë dhe FSP40”. Fituese është shpallur firma “RADIO FREQUENCY & ADVANCE ENGINEERING” SHPK me administrator dhe pronar të vetëm shtetasin Indrit Bakalli. Por në këtë tender vihen re disa momente tepër të dyshimta.

Së pari, duke hulumtuar në të dhënat publike që paraqesin dokumentat e këtij tenderi, vihet re se në të ka marrë pjesë vetëm një kompani pa asnjë konkurrent tjetër. Normalisht kjo kompani ka rezultuar edhe fituese. Pra praktikisht për këtë procedurë nuk ka patur fare garë.

Së dyti fondi limit i këtij tenderi ka qenë 9,675,000 lekë të reja pa TVSH, ndërsa kompania e shpallur fituese nga Tomi, ka ofruar vlerën 9,655,650 lekë të vjetra pa TVSH ose rreth 115 milionë lekë të vjetra me TVSH. Mirëpo nëse krahasojmë këto dy shifra del se vlera e ofruar nga kompania fituese ka një diferencë qesharake me fondin limit prej vetëm 193 mijë lekë të vjetra. E shprehur në përqindje, vlera e ofruar nga kompania e shpallur fituese është sa 99.8% e fondit limit. Një fakt tepër dyshues se fituesi i tenderit ka qenë i paracaktuar.

Së treti vihet re se kompania fituese, ka një kapital prej vetëm 1 milion lekësh të vjetra, në një kohë që vlera e fituar e tenderit është 115 milionë lekë të vjetra, pra 115 herë më e madhe sesa kapitali i firmës fituese. E pra, me sa duket Tomi Frashëri ia ka bërë përsëri “bam” me tenderat. Jepi Tomi!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit