Një ngjarje e rëndë ku nëna e dy vajzave binjake ka vrarë vajzat e saj, ndërkohë që ato ishin duke fjetur ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Michele Boudreau Deegan vrau 7 vjeçaret edhe më pas veten. Mësohet se vrasja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshjeje në lidhje me kujdestarinë e vajzave. Burime nga mediat e huaja bëjnë me dije se trupat e fëmijëve dhe nënës së tyre, u gjetën nga një fqinj në katin e poshtëm i cili thirri policinë në shtëpinë e tyre. Miqtë e 55-vjeçares kanë thënë se ajo i adhuronte fëmijët e saj, por sipas tyre kohët e fundit ajo vuante nga sëmundje të shëndetit mendor.
Burimi:insideedition | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA