Prej 15 ditësh, Cristiano Ronaldo vijon të jetë i izoluar pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Ylli portugez nuk do të mund të luajë ditën e sotme në supersfidën me Barcelonën, pasi ende vijon të jetë i infektuar. Portugezi është i detyruar ta shikojë ndeshjen nga TV, ndonëse kundër dëshirës së tij. Ditët e fundit ai ka bërë vazhdimisht teste, por ato dalin ende pozitive..
Portugezi shfaq hapur inatin në “Instagram”, ku shkruan: “Ndihem mirë dhe i shëndetshëm. Forca Juve”, teksa në një koment më poshtë shkruan: “Testi i Koronavirusit është një budallallëk.” Ronaldo ka humbur mundësinë për të luajtur me rivalin e tij, Leo Messi, përballë të cilit nuk luan që nga koha kur ishte pjesë e Realit të Madridit.