Legjenda argjentinase, Armando Maradona, është futur në karantinë nga dita e djeshme dhe po qëndron i izoluar i vetëm. Shkak për këtë është bërë, një truproja e tij, që ka shfaqur simptoma të koronavirusit, ku ka humbur shijen dhe kishte ethe. Menjëherë ai ka kryer tamponin dhe deri në marrjen e përgjigjes, Maradona do të qëndrojë në karantinë.
Sipas “Daily Mail”, argjentinasi i trembet një infektimi me virus, pasi mund të ishte fatal për të, për shkak të abuzimit që ka bërë me drogën, por edhe gjendjes shëndetësore të dobët që ka kohët e fundit. Legjenda ka marrë menjëherë masa dhe tashmë është në karantinë.