Nuk kaluan shumë orë pasi ndërroi jetë një mësuese në Përrenjas ku më pas vdiq edhe vëllai i saj. Një tragjedi brenda familjes e cila ndodhi për shkak të koronavirusit. Motër e vëlla, të cilët ishin shtruar në spital në Tiranë prej një jave, e kanë humbur betejën me sëmundjen brenda pak orësh. Fillimisht u raportua për humbjen e mësueses së muzikës, Irena Bajlozi, por pak orë më vonë, virus i mori jetën edhe vëllait të saj Agron Bajlozi. Të dy ishin infektuar prej 2 javësh dhe përfunduan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Për humbjen e tyre ka reaguar zyrtarisht edhe Bashkia e Prrenjasit me anë të një shkrimi në Facebook që ia dedikon artistes Irena, të cilën e cilëson si ikonë të artit dhe muzikës që punoi plot pasion, përkushtim e profesionalizëm.
Postimi i plotë: