U luajtën mbrëmjen e sotme ndeshjet e xhiros së dytë në Champions League, ku si zakonisht nuk kanë munguar surprizat. Real Madridi vazhdon me formën e dobët. Ekipi spanjoll i ka shpëtuar humbjes së dytë në Ligën e Kampionëve, duke barazuar 2-2 me Borussia Monchengladbach. Madje edhe barazimi me fat pasi barazuan në fund.
13 herë kampionët e Evropës nuk kanë arritur të marrin më shumë se një pikë. Kjo ishte ndeshja e dytë pa fitore për Realin, pas humbjes në ndeshjen e parë nga Shakhtar. Nderkaq në mbrëmjen e sotme, ka fituar Atletico Madridi, Liverpooli dhe Manchester City. Ja te gjitha rezultatet: