“Mafia e plehrave, presion Stela Gugalljas”/ Administratorja e “Albtek-Energy”-Bashës: I vetmi që po më shantazhon je ti, Prokuroria më ka hetuar dhe gjykata më ka shpallur të pafajshme

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.10.2020, 18:49

Reagimi vjen ndërkohë që kreu i opozitës, Lulzim Basha tha se një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia. Administratorja e kompanisë “Albtek-Energy” shpk, Stela Gugallja, e cila zotëron inceneratorin e Elbasanit, i përgjigjet akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Nëpërmjet një reagimi, Gugallja thotë se Prokuroria e Elbasanit ka zhvilluar hetime për disa vepra dhe në fund, ato janë mbyllur për mungesë provash. Për këtë arsye, Gjykata e Elbasanit sqaron Gugallja më datë 11 janar 2018, ka vendosur të pushojë çështjen penale me vendim të formës së prerë ndaj “meje dhe disa personave tjerë, pasi ka konstatuar se nuk ka element të asnjë vepre penale.

Reagimi vjen ndërkohë që kreu i opozitës, Lulzim Basha tha se një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia. “Prej më shumë se një jave i kërkoj SPAK-ut të nisë hetimet për aferën e mafies së inceneratorëve. Një nga personat kyç për hetimin e inceneratorëve, është vënë nën presion nga mafia. Mafia e plehrave, presion mbi një prej personave kyçë në skemën mafioze të inceneratorëve, Stela Gugallja. Paralajmëroj SPAK-un se nëse ndonjë prej të dyshuarve kryesorë në aferën e plehrave largohet, do të jetë përgjegjësia e SPAK” tha Basha gjatë konferencës për shtyp.

Reagimi i plotë i administratores, Stela Gugallja:

U njoha sot me deklaratën e radhës së zotit Lulëzim Basha, sipas të cilës jam vënë nën presion nga mafia e plehrave. Në respekt të familjes time dhe opinionit publik sqaroj se, nuk jam dhe nuk ndihem për asnjë moment e kërcënuar apo e shantazhuar nga askush. Në jetën e biznesit dhe jashtë saj nuk jam përfshirë në asnjë veprimtari të paligjshme që të më bëjë objekt shantazhi apo kërcënimi. I vetmi që më ka vënë nën presion dhe më shantazhon është zoti Lulëzim Basha dhe njerëz rreth tij. Prej kohësh jam vënë nën sulme politike nga Partia Demokratike, në të cilën unë dhe familja ime kemi aderuar si anëtarë që në lindjen e saj, duke e mbështetur prej viteve 90. Meqënëse emri im është bërë publik dhe lidhet me kompaninë “Albtek-Energy” shpk ku unë jam ortake e vetme dhe administratore e shoqërisë sqaroj se, Prokuroria Elbasanit me vendim nr 2609 në datë 26.05.2017 ka filluar një hetim penal, për vepra penale si, ”Korrupsion pasiv”, “Korrupsion aktiv”, “Shpërdorim detyre”, “Pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “Moskryerje të detyrave nga organet tatimore”. Prokuroria pasi ka zhvilluar hetime rreth 8 muaj, ka konkluduar që në aktivitetin tim dhe të personave të tjerë, si dhe shoqërisë “Albtek-Energy” nuk ka element të veprave penale, për të cilat kishte regjistruar procedimin penal dhe i ka kërkuar Gjykatës Elbasan, pushimin e çështjes. Gjykata e Rrethit Elbasan me vendimin Nr. 2609 11.01.2018, ka vendosur të Pushojë çështjen penale ndaj meje dhe disa personave tjerë, pasi ka konstatuar se nuk ka element të asnjë vepre penale.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit