Kukulla e famshme dhe më e dashur për fëmijët, kukulla Barbie, është etiketuar si kukulla që "mposhti" pandeminë. Mësohet se gjatë karantinës, shitjet e kukullës autentike u rritën me 29%, shifër kjo rekord krahasuar me shitjet në 20 vitet e fundit. Gjatë një interviste për ”Wall Street Journal”, shefi i shitjeve të kompanisë ”Mattel”, Ynon Kreiz ka deklaruar se falë kukullës e cila shitej gati çdo ditë, kompania ”El Segundo” regjistroi 10% plus të fitimeve.
Për shkak të kërkesave të shumta të blerësve, kompania ”Mattel” është përpjekur të ofrojë koleksione të reja, me ngjyra të ndryshme të trupit dhe me madhësi të reja. Ndërkohë blerja e lodrave ka qenë një nga pikat e rëndësishme për prindërit dhe fëmijët të cilët e kanë kaluar karantinën nën monotoninë e shtëpisë, teksa ka qenë e vetmja mënyrë efikase për të argëtuar fëmijët.
Burimi: nypost.com/Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA