Kristian Eriksen dhe Interi duket se nuk janë bërë për njëri-tjetrin dhe këtë e konfirmojnë paraqitjet e vakëta dhe larg pritshmërive të danezit, pas transferimit të bujshëm, janarin e këtij viti. Trajneri Antonio Konte duket se nuk po i gjen pozicionin e duhur 28-vjeçarit, me këtë të fundit që po bëhet gjithmonë e më shumë nervoz nga trajtimi i “gjeneralit”.
Por nga Italia, konkretisht “tuttomercato”, nënvizon se “shpëtimi” për ish-yllin e Totenhemit mund të vijë nga Spanja ose nga Franca PSG e do në ekip dhe do të provojë në merkaton e janarit që të bëjë të vetin Kristian Eriksenin, duke propozuar një huazim me të drejtë blerjeje. Gjithsesi, ideja është që Interi kërkon një shitje definitive, jo huazimin. Pritet një aventurë e re për mesfushorin danez.