Një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë brenda një kamioni në Itali. Mediat italiane raportojnë se 45-vjeçari shqiptar kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë në kabinën e një kamioni të parkuar në qytetin Monselice. Zjarrfikësit pasi ishin njoftuar për kamionin që kishte disa ditë që nuk kishte lëvizur nga zona Rovigana, ndërhynë dhe zbuluan trupin e pajetë. Rrethanat në të cilat ka ndërruar jetë shqiptari, janë ende të paqarta. Pritet që ekspertiza mjeko-ligjiore që do ta përcaktojë shkakun.
Burimi: padovaoggi |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania