Pak minuta para se të mbërrijë avioni me pesë të riatdhesuarit e parë nga kampi Al Hol në Siri familjarët kanë shkuar në Rinas. Daja i Endri Dumanit është shprehur se ata kërkojnë që ta kenë të miturin sa më shpejt pranë familjes, por do të dakordësohen më parë me strukturat shtetërore, në rast se të kthyerit do të kenë një trajtim psikologjik të veçantë.
Ndërsa motra e Endrit, Eva Dumani, e cila nuk ka pranuar që të kthehet, daja i bëri një thirrje dhe nga mediat, që ajo të jetë sa më parë pranë familjes së saj, nënës dhe të vëllait, pasi sipas tij ata janë njerëzit më të shtrenjtë për të.
Xhetan Ndregjoni shprehet: