Erdogan: Myslimanët e Evropës po trajtohen si hebrenj para Luftës së Dytë Botërore

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.10.2020, 11:11

Sipas Erdogan, presideti i Turqisë, islamofobia në Evropë ka arritur nivele të krahasueshme me trajtimin e hebrenjve para Luftës së Dytë Botërore. Ai deklaroi të hënën se Europa ishte “mësuar” me “zhvendosjet, inkuizicionit dhe gjenocidet” dhe se myslimanët në të gjithë kontinentin po sulmoheshin. Në të njëjtën fjalim, presidenti turk bëri thirrje për bojkot të produkteve nga Franca mes përplasjeve të vazhdueshme me Emmanuel Macron mbi qëndrimin e presidentit francez ndaj Islamit dhe myslimanëve.

Ai u shpreh:

Islamofobia në rritje në Perëndim është kthyer në një sulm të plotë ndaj profetit tonë dhe gjithçkaje që ne e konsiderojmë të shenjtë. Zhvendosjet, inkuizicionit dhe gjenocidet ndaj anëtarëve të feve të ndryshme nuk është një praktikë që është e huaj për Europën.Krimet kundër njerëzimit të kryera kundër hebrenjve 80 vite më parë, veprimet kundër vëllezërve dhe motrave tona boshnjake në Srebrenicë 25 vite më parë janë akoma në kujtesën tonë.

Erdogan përmendi ngjarjet e fundit si provë se myslimanët europianë ishin nën sulm të vazhdueshëm, duke përfshirë “një sulm të policisë” javën e kaluar në një xhami afër Berlinit ku ishin dërguar 150 oficerë. Prokurorët në Gjermani thanë se ata dyshuan se 70,000 euro nga fonde emergjente të koronavirusit ishin përdorur për qëllime të tjera nga zyrtarët në xhami.

Burimi:Euronews| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit