Incident i rëndë në det të hapur, anija luftarake greke ndahet në dysh

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 27.10.2020, 12:17

Një aksident i rëndë është regjistruar në det jashtë Portit të Pireut në Greqi, ku një anije tregtare u përplas me një fregatë. Si pasojë e përplasjes, anija e marinës greke pësoi dëmtime dhe u ça në mes, duke rrezikuar fundosjen. Mësohet se në bord ishin 27 persona, nga të cilët dy u plagosën lehtë dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Ndërkohë pjesa tjetër e tyre janë evakuuar. Autoritetet portuale greke po tërheqin me rimorkiator anijen luftarake duke shpresuar që të mos fundoset. Ndërsa anija e mallrave është ndaluar që të udhëtojë deri sa të riparojë dëmet. Ndërkohë, autoritetet greke po hetojnë për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Rimorkiatori i Marinës "Kallisto" aktualisht po tërhiqet në bazën detare Salamina, e cila pati një përplasje të fortë me anijen e mallrave MAERSK LAUNCESTON, pak kilometra jashtë portit të Pireut. Aksidenti ndodhi rreth orës 07:30 të mëngjesit, si rezultat i të cilit kishte prurje uji në “Kallisto”, kur anija e mallrave që u largua nga Cosco në Keratsini, ra në sternën e anijes luftarake dhe e "preu" atë në dy pjesë. Vihet re se anija e mallrave gjithashtu ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Burimi: wnews.gr| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit